Aktualitet

Profesionet dhe teknologjia, zanatet e rënda po braktisen nga të rinjtë

Dikur zanatet trashëgoheshin brenda familjes, djali mësonte nga babai, nga gjyshi, e kështu ndër breza.

13 Gusht 2023, 16:27 Nga k.m.
Profesionet dhe teknologjia, zanatet e rënda po braktisen nga të
Foto ilustruese

Profesionet po i zëvendëson teknologjia, por ende në qytete të vogla gjen zanatçinj që jo vetëm punojnë me pasion, por ndjejnë keqardhje që zanatet po zhduken.  

Në Gramsh, Shefqet Kovaçi prej një jete kalit hekurin, punën me të cilët ka mbajtur familjen, por gjithashtu profesion që nuk e braktis edhe pse prej shumë vitesh është në pension.

Dikur zanatet trashëgoheshin brenda familjes, djali mësonte nga babai, nga gjyshi, e kështu ndër breza. Por ndryshimi i kohëve, i teknologjisë, bëri që sidomos zanatet e rënda të braktisen. Asnjë i ri nuk zgjedh të kalisë hekurin, madje profesione të tilla nuk i preferojnë as ata që e kanë domosdoshmëri një profesion./TopChannel

profesionet

Sondazh

Poll