Aktualitet

ME VIDEO- Rama reklamon biznesin e ish-deputetit të "opozitës së re"

Sot ka reklamuar biznesin e koordinatorit të Partisë Socialiste në Kamëz, ish-deputetin Ylli Shehu.

13 Gusht 2023, 16:14 Nga k.m.
ME VIDEO- Rama reklamon biznesin e ish-deputetit të "opozitës
"Bujtina Shehu"

KUKËS- Kryeministri Edi Rama prej kohësh, krahason rolin e kreut të qeverisë bën edhe atë të "influencerit". Sot ka reklamuar biznesin e koordinatorit të Partisë Socialiste në Kamëz, ish-deputetin Ylli Shehu. Bëhet fjalë për kullën "Bujtina Shehu", të cilën Rama e ka cilësuar si një investim familjar.

"Mes malit të Gjalicës dhe Shtegut të Ngjyrave në Kukës, ndodhet "Bujtina Shehu", një investim familjar që është kthyer në ndalesën e preferuar për shumë vizitorë që shëtisin këtyre viseve. Ushqim i freskët, natyrë përrallore, ajër i pastër e mikpritje fantastike,"-shkruhet në postimin e Ramës.

POSTIMI I PLOTË:

Por nuk dihet ka marrë fonde nga Ipard 2 dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural... 

Kush është Ylli Shehu?

Ylli Shehu ishte kandidat për deputet me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por ndryshe nga kolegët e tij nuk e dogji mandatin dhe u fut në Kuvend në vitin 2019. Më pas garoi si deputet  i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit 2021. 

ylli shehu kukes

Sondazh

Poll