Aktualitet

“As serbi nuk e bën këtë”, me lot në sy mes rrënojave banorët e Shkozës qajnë për banesat: Ku do shkojmë tani?

18 Tetor 2019, 07:05 Nga DOSJA
“As serbi nuk e bën këtë”, me lot në sy mes

Tiranë- Një ditë më parë në Shkozë, në sajë të projektit të Unazës së Re u shembën edhe edhe sy shtëpi të tjera. Edhe pas rezistencës së banorëve, policia ndërhyri duke i larguar ata nga banesat dhe në këtë mënyrë IKMT-ja i shembi ato.

Por çfarë la pas ky aksion? 

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të siguruar nga Report Tv, pronarët e banesave shfaqen duke qarë mes rrënojave. Një burrë i ulur mes rrënojave qan dhe ndërkohë pi cigare.

As serbi nuk e bën këtë. A jeni njerëz, a çfarë jeni”, është shprehur një nga gratë.

Ndërsa një e moshuar ka deklaruar:” Nuk është e çuar edhe kjo orendive. Nuk e dimë se ku do rrimë tani, jemi të dy të moshuar. Ku do të shkoj unë tani? Unë vetëm 159 mijë lekë pension marr?  Policia na nxorri nga banesave me dhunë. “

Banorët deklarojnë se nga banesat që duan të prishin, janë të legalizuara dhe një tjetër në proces. Dje ata i kanë kërkuar policisë vendimin për prishjen e shtëpive të tyre por deri më tani, ata nuk u kanë treguar asnjë lloj vendimi që të legjitimojë veprimin e IKMT-së.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e shkozës qajnë prishja e ndërtesave në shkozë banorët e shkozës qajnë prishja e ndërtesave në shkozë

Sondazh

Poll