Sport

“Më trajtuan si drogaxhi, por unë dua të bëhem portieri më i mirë në botë”...

André Onana, aktualisht portier i United i cili u pezullua për doping gjatë kohës së tij te Ajax, pendohet që ende paguan për të: "Është një njollë në karrierën time"

13 Gusht 2023, 13:00 Nga DOSJA
“Më trajtuan si drogaxhi, por unë dua të bëhem

ANGLI - André Onana, portieri i ri i Manchester United, dëshiron të krijojë trashëgiminë e tij në “Old Trafford”, pasi Erik ten Hag e mori atë nga Inter për të zëvendësuar David de Gea. Trajneri holandez e kishte portierin kamerunas nën urdhrat e tij në të kaluarën te Ajax. Atje, në Amsterdam, Onana u pezullua për doping.

Ishte në shkurt 2021. Onana, tani 27 vjeç, u përjashtua nga futbolli për një vit nga UEFA, pasi doli pozitiv për furosemid, një ilaç i ndaluar. CAS e uli dënimin e tij në nëntë muaj, pasi ai këmbënguli se mori aksidentalisht një nga pilulat e shtatzënisë të të dashurës së tij Melanie në vend të një pilule për dhimbje koke.

"Më morën gjithçka, për të cilën kisha punuar". Andre Onana u pezullua për drogë, si i varur. Si ia shpjegoni këtë familjes tuaj? “E kuptoj, ligji është ligj. Ju gërvishtni dhe paguani çmimin. Unë kam paguar. Por ndonjëherë pyet veten, a po të ndëshkojnë për të të dhënë një mësim, apo po e bëjnë për të të lënduar? Nuk mund të shkoja në lojëra, të stërvitesha me ekipin, apo të merrja pjesë në festën e titullit në fund të sezonin, edhe pse kisha luajtur çdo ndeshje deri atëherë! Nuk është e drejtë. Njerëzit rreth meje kanë ndryshuar. Disa janë zhdukur plotësisht",- ankohet ai.

Në një intervistë për 'The Players Tribune’, ai shton: "Shumë njerëz i panë titujt. Onana? Oh, i sanksionuar për marrjen e drogës. Ai është një mashtrues, një i varur. Edhe pas gjithçkaje që doli në dritë pas deklaratës së CAS. Sidoqoftë pjesa tjetër mbetet një njollë në emrin tim”. Dhe shton: “Në verë, kur CAS e uli sanksionin në nëntë muaj, e festova sikur të kisha fituar Champions League!”. 

Por Onana nuk dorëzohet dhe te Manchester United dëshiron të hapë një faqe të re: “Tani po luaj sërish, dua të bëhem legjendë këtu, portieri më i mirë në botë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Gusht 2023, 12:00

Mbappé falet dhe rikthehet me grupin!

FRANCE - Pajtimi mes PSG-së dhe Kylian Mbappé pas dy muajsh me një marrëdhënie totalisht të prishur, ka nisur të ...