Sport

Befasi te Tottenham… njihuni me kapitenin e ri të Spurs

Kapiteni i ri i Tottenhamit tashmë është zyrtarizuar, pas largimit të Harry Kane dhe Hugo Llorisit që po përgatit valixhet

13 Gusht 2023, 10:30 Nga DOSJA

Befasi te Tottenham… njihuni me kapitenin e ri të Spurs

ANGLI - Ndërsa Harry Kane iku dhe Hugo Lloris shumë afër teksa po paketonte valixhet, Tottenham duhej të gjente një kapiten të ri. 

Trajneri i skuadrës londineze Ange Postecoglou shpjegoi dje se ai e kishte bërë zgjedhjen e tij, tashmë ai është Heung-min Son, i cili është ‘zyrtarizuar’ dhe do të marrë shiritin e kapitenit nga portieri francez. 

Në faqen zyrtare të klubit, ndërkombëtari koreano-jugor nuk e fshehu krenarinë e tij: "Është një nder i madh të jesh kapiten i këtij klubi të madh. Ishte një surprizë e madhe dhe një moment krenarie e madhe. Unë tashmë ua kam thënë lojtarëve se të gjithë duhet të ndihen si kapitenë, brenda dhe jashtë fushës. Është një sezon i ri, një fillim i ri dhe unë do të jap gjithçka për këtë fanelë dhe këtë shirit",- u shpreh ai. James Maddison dhe Cristian Romero do të jenë si zëvendës kapitenë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll