Sport

"Mallkim" te Real Madridi! Që në start, dëmtohet rëndë edhe Eder Militao… (video)

Pas portierit belg, në radhët e skuadrës së Ancelottit, dëmtohet edhe mbrojtësi brazilian. Prognoza është e rendë, Militao mund të ketë mbyllur sezonin…

13 Gusht 2023, 09:00 Nga DOSJA

"Mallkim" te Real Madridi! Që në start, dëmtohet

SPANJE - Mbrojtësi brazilian Eder Militao i Real Madridit është dëmtuar rëndë në ndeshjen hapëse të La Ligas për sezonin e ri. Kjo ka ndodhur në minutën e 49-të gjatë ndeshjes në transfertë kundër Athletic Bilbaos.

Ai u zëvendësua në minutën e 50-të me mbrojtësin gjermanë Antonio Rudiger, ndërkohë që prognoza e pare flet për një dëmtim serioz, ku nuk përjashtohet mundësia që mbrojtësi brazilian t’i ketë thenë edhe lamtumirë sezonit, që në start. Gjithsesi analizat mjekësore do të sqarojnë situatën.

Real Madridi e ka realizuar fitoren e parë në edicionin e ri të La Ligas, pasi e mposhti Atletico Bilbaon me rezultat 2-0, por me sa duket edhe me kosto të mëdha…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll