Sport

Ligue 1/ “Ne e meritonim fitoren”, thotë Luis Enrique pas barazimit ndaj Lorient...

Kampionët francezë kanë një fillim pa gola ndaj Lorient në Ligue 1. E megjithatë, trajneri spanjol është i kënaqur me lojën e të tijve.

13 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA

Ligue 1/ “Ne e meritonim fitoren”, thotë Luis Enrique pas

FRANCE - PSG ka zhgënjyer me dy blerjeve të reja, Gonçalo Ramos dhe Manuel Ugarte, në barazimin pa gola ndaj Lorient në transfertë. Ish-sulmuesi i Benficas dhe ish-mesfushori i Sportingut ishin titullarë për parizienët, por ata dhe shokët e tyre nuk arritën të gjenin portën kundërshtare. Kampionët francezë kanë një fillim të keq në Ligue 1 2023/24.

Gjithsesi, trajneri Luis Enrique ishte ende i kënaqur dhe mendonte se ekipi i tij nuk u shpërblye për lojën që bëri. Tekniku spanjol i PSG-së, që gjithashtu edhe ai debutoi në Ligue 1, paas ndeshjes u shpreh: 

“Ka një ndjenjë kontradiktore. E vlerësove qëndrimin e lojtarëve dhe sjelljen e mbrojtjes. Lorient luajti një futboll shumë të mirë dhe vetëm tre herë e kanë kaluar mesfushën. Kundërshtari mbrohej shumë, ne ishim më të mirë se ata, por nuk krijuam raste të mjaftueshme për të shënuar. Por ne e merituam të fitonim,”- u shpreh Luis Enrique.

Ligue 1/ “Ne e meritonim fitoren”, thotë Luis Enrique pas

“Marquinhos në pankinë? Ai kishte probleme fizike në fillim të javës dhe Danilo është një lojtar i shkëlqyer, shumë i besueshëm. Do të duhet të mësoheni të shihni ndryshimin e ekipit ndërmjet çdo ndeshjeje, unë e bëj gjithmonë në këtë mënyrë. Nëse duam të fitojmë të gjithë trofetë, duhet të mbështetemi te 20 lojtarë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll