Sport

VIDEO/ Cikalleshi kthehet si shpëtimtar në Turqi, shënon dhe i jep pikë Konyasporit...

Pasi ka përfunduar ‘aventurën’ saudite, Sokol Cikalleshi është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme te Konyaspori.

13 Gusht 2023, 09:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Cikalleshi kthehet si shpëtimtar në Turqi, shënon dhe i

TURQI - “Çika”, sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi, pasi ka përfunduar huazimin në Arabinë Saudite, është kthyer në Turqi te skuadra e tij Konyaspor. 

Madje që ndeshjen e parë hapëse të sezonit të ri të Suoerligës turke, ai i ka dhuruar një pikë skuadrës së Konyaspor, ndeshje kjo që e zhvillua këtë të shtunë.

Konyaspor-Istanbulspor u mbyll me barazimin 1-1, me sfidën që ishte shumë e luftuar. Ishin miqtë ata që realizuan të parët me Yilmaz në minutën e 6-të, teksa e ruajtën këtë avantazh deri në minutën e 86-të.

Pikërisht, në këtë çast, sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi do të gëzonte ekipin e Konyasporit, duke shënuar golin e barazimit 1-1 dhe duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë të çmuar morali.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll