Sport

Befason Leipzigu, fiton për herë të parë në histori Superkupën e Gjermanisë...

Spanjoli Dani Olmo heroi i Leipzigut, shënoi “hat-trick” në portën e Bayern Munichut

12 Gusht 2023, 23:47 Nga DOSJA

Befason Leipzigu, fiton për herë të parë në histori

GJERMANI - RB Leipzig fiton për herë të parë në histori Superkupën e Gjermanisë, ndërsa triumfoi në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munich, duke i dhënë fund fitoreve prej tre viteve radhazi të këtij trofeu nga bavarezët.

Leipzig mori avantazhin në që minutën e 3-të me Dani Olmon, që zhvilloi një super takim. Në minutën e 44-t, i asistuar nga Werner, përsëri spanjoli Olmo dyfishoi avantazhin e ekipit dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Afrimi më i ri i Bayern Munich, Harry Kane debutoi, duke e nisur sfidën në minutën e 63-të, por pa mundur të ndryshonte rezultatin.

Ndërsa në minutën e 68-të, pas penalltisë së fituar nga prekja e topit me dorë nga Mazraoui, Dani Olmo realizoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë dhe vulosi këtë takim.

Befason Leipzigu, fiton për herë të parë në histori

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll