LUFTA/ Britania: Trupat e Wagnerit pritet të stërvisin forcat bjelloruse
Foto ilustruese Një seri shpërthimesh u dëgjuan në Kiev mëngjesin e sotëm. Kryebashkiaku i kryeyqytetit Vitali Klitschko u ki...
Gjykatësja, në rastin e akuzave të ngritura ndaj zotit Trump për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, refuzoi propozimin e prokurorëve, që asnjë detaj nga provat të mos bëhej publik prej ish presidentit.
SHBA- Gjykatësja federale Tanya Chutkan i dha përgjithësisht të drejtë avokatëve të ish presidentit Trump, gjatë seancës së sotme që po shqyrtonte kërkesën e prokurorit se çfarë mund të bëjë publike dhe çfarë jo, ish presidenti nga provat kundër tij.
Gjykatësja, në rastin e akuzave të ngritura ndaj zotit Trump për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, refuzoi propozimin e prokurorëve, që asnjë detaj nga provat të mos bëhej publik prej ish presidentit.
Gjykatësja tha se “është e prirur të pajtohet me rregulla më pak kufizuese, se ato që kishin kërkuar prokurorët rreth publikimit të pohimeve të dëshmitarëve nga qeveria”.
Ajo dukej më e gatshme të vendosë një masë më kufizuese, që do të ndalonte vetëm publikimin e materialeve, që konsiderohen “sekrete”, siç janë materialet e jurisë së madhe.
Ajo, megjithatë, bllokoi kërkesat e tjera të palës mbrojtëse, që kërkonte të zgjeronte spektrin se kush mund t’i shohë këto dokumente dhe se cilat duhet të konsiderohen dokumente sekrete.
Qeveria e konsideron pjesën më të madhe të dëshmive në këtë rast si “sekrete”. Kërkesa e prokurorëve për masë kufizuese, ishte përballja e parë mes mbrojtjes dhe akuzës. Prokurorët kishin kërkuar masa kufizuese për ato që mund të fliste ish presidenti, pas një postimi të tij në rrjetet sociale ku shkroi se “do t’ju vihet pas” atyre “që i vihen atij pas”.
Ata paralajmëruan se zoti Trump mund të publikonte informacione sekrete, që mund të kishin “ndikim të dëmshëm ndaj dëshmitarëve.” Zoti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj akuzave./VOA
Foto ilustruese Një seri shpërthimesh u dëgjuan në Kiev mëngjesin e sotëm. Kryebashkiaku i kryeyqytetit Vitali Klitschko u ki...
Emmerson Mnangagwa Presidenti i Zimbabwe, Emmerson Mnangagwa u kërkon votuesve të tij një fitore dërrmuese përpara...
Foto ilustruese RUSI- Rusia ka dënuar aktivistin Alexander Bakhtin me 6 vite burg për kritikat e tij ndaj ndërhyrjes ushtarake të Mosk&...
Godiflor Rama i cili ka futur vajzen ne valixhe Një vajzë 8-vjeçare e cila u rrëmbye dhe u mbajt në një valixhe nga kujdes...
ëang Yi KINË- Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi pas takimit me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong është shprehur se ...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara (SHBA) kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj katër rusëve të lidhur me ko...
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po planifikon të vizitoj...
Aleksandër Lukshenko BJELLORUSI- “Duhet të flasim me polakët. I thashë kryeministrit të kontaktojë me ...
antony Blinken IRAN- Irani konfirmoi të enjten transferimin e katër të burgosurve amerikanë në arrest shtëpiak, në k&eum...
Gjermani GJERMANI- Gjermania po shqyrton dërgimin e raketave me rreze të gjatë Taurus të modifikuara teknikisht në Ukrainë, ...