Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme! Diell dhe kthjellime, ja sa do të shkojnë temperaturat sot (HARTA LIVE)

11 Gusht 2023, 06:57 Nga f.i

Kushte atmosferike të qëndrueshme! Diell dhe kthjellime, ja sa do

TIRANË- Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Në zonat malore
moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat për Tiranën do të jenë 20°/32°C, në zonat malore 15°/29°C, në zonat e ulta 15°/36°C dhe në zonat bregdetare 18°/32°C.

moti

Sondazh

Poll