Aktualitet

Shpërthime nga guroret në Borizanë/ Banorët refuzojnë denoncimin në komisariat: S’kemi besim tek institucionet!

Banorët e lagjes “Hima”, të cilët jetojnë pranë gurores, kanë njoftuar policinë, duke pretenduar se po u dëmtohen banesat.

10 Gusht 2023, 21:16 Nga DOSJA
Shpërthime nga guroret në Borizanë/ Banorët refuzojnë
foto ilustruese

Pasditen e sotme janë dëgjuar shpërthime të fuqishme nga guroret që ndodhen sipër fshatit Borizanë të Fushë-Krujës.

Banorët e lagjes “Hima”, të cilët jetojnë pranë gurores, kanë njoftuar policinë, duke pretenduar se po u dëmtohen banesat.

Nga ana tjetër, mësohet se uniformat blu u kanë kërkuar banorëve që të bëjnë denoncim në komisariat. Banorët nuk kanë pranuar, me arsyetimin se nuk kanë besim tek institucionet.

 

 

borizane shperthime

Sondazh

Poll