Aktualitet

Inceneratori nën administrimin e shtetit, Baçi: Vijon puna, bashkitë janë debitore

Arjan Baçi tha se një nga problematikat e hasura është se disa prej bashkive të qarkut të Tiranës, përfshirë edhe Tiranën janë debitorë, ndërsa sa i përket çmimit, ai do të mbetet e pandryshuar.

10 Gusht 2023, 13:40 Nga k.m.
Inceneratori nën administrimin e shtetit, Baçi: Vijon puna,
Arjan Baçi

TIRANË- Administratori Shtetëror i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, Arjan Baçi, ka dalë në një konferencë për mediat. Në deklaratën e tij para mediave, Arjan Baçi është shprehur se tanimë administrator i inceneratorit do të jetë ai, deri në përfundimin e hetimeve dhe gjykimit nga Gjykata e Posaçme. 

Baçi tha se një nga problematikat e hasura është se disa prej bashkive të qarkut të Tiranës, përfshirë edhe Tiranën janë debitorë, ndërsa sa i përket çmimit, ai do të mbetet e pandryshuar. Po ashtu, Baçi theksoi se bashkitë e Qarkut të Tiranës rezultojnë debitore për mos shlyerje e detyrimeve të faturave të plehrave.

“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara që është në varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe administrator jam zgjedhur. Puna po vazhdon normalisht. Po ndiqen të gjitha kontratat që janë lidhur dhe po shihen të gjitha detyrimet e prapambetura që kompani të ndryshme kanë tek kjo shoqëri, me qëllim që të bëhet i mundur vazhdimi i ecurisë dhe trajtimin e mbetjeve urbane të qarkut të Tiranës. Një problematikë që pamë nga situata që shikojmë aty dhe nga informacionet e shpejta që kemi marrë është që bashkitë e qarkut të Tiranës janë akoma debitorë tek kjo shoqëri.

Po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet. Por kemi filluar t’i kontaktojmë dhe t’i dërgojmë shkresat përkatëse për t’i vënë para përgjegjësisë që kemi një kontratë të lidhur , e cila duhet të zbatohet. Moszbatimi i kësaj kontrate do të sillte një kaos në menaxhimin e të gjithë mbetjeve urbane në qarkun e Tiranës,”-tha ai para mediave.

vijon...

arjan baci inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll