Aktualitet

I shpëtoi atentatit në Greqi! Detaji tornditës: Andrea Kalemi u qëllua në sy të 3 fëmijëve dhe bashkëshortes së tij

10 Gusht 2023, 14:25 Nga f.i
I shpëtoi atentatit në Greqi! Detaji tornditës: Andrea Kalemi u
Andrea Kalemi

GREQI- Detaje të reja nga atentati i Andrea Kalemi, i njohur dhe si Adriatik, ose Tik Kalemi. Kalemi kishte dalë nga Shqipëria më 5 gusht 2023 së bashku me familjen e tij për të shkuar me pushime në ishullin grek Pax të Greqisë.

Mësohet se ai është qëlluar të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person, i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush. 

Pushuesit në ishull dëgjuan të shtënat dhe gjetën të gjakosur 51-vjeçarin. Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe se atentatori shqiptar erdhi nga Italia për të kryer atentatin. Në vendin e ngjarjes u gjetën 14 gëzhoja, 10 plumbat e të cilave prekën trupin e Kalemit.

palgoset andrea kalemi andrea kalemi

Sondazh

Poll