Aktualitet

Dy mina gati për shpërthim/ Policia aksion në Vlorë, arrestohet xhaxhai dhe nipi (EMRA)

Minat ishin të programuara për shpërthim në distancë dhe sipas policisë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale dhe ishin të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatorë për shpërthim.

10 Gusht 2023, 14:53 Nga a.l
Dy mina gati për shpërthim/ Policia aksion në Vlorë,
Policia e Vlorës

VLORË- Fatjon dhe Ergys Gjonaj 33 dhe 19 vjeç janë vënë sot në pranga nga policia në Vlorë në një operacion të koduar 'Knock Out 2'. Sipas njoftimit, arrestimi i tyre është bërë në hyrje të qytetit të Vlorës, teksa po lëviznin me dy mina me telekomandë me vete. Ata janë konstatuar me lëndën plasëse mbrëmjen e kaluar nga blutë e Vlorës pas një kontrolli që kanë ushtruar në automjetin e tyre.

Ata i kishin fshehur dy minat me telekomandë në kroskotin e makinës me të cilën po lëviznin. Minat ishin të programuara për shpërthim në distancë dhe sipas policisë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale dhe ishin të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatorë për shpërthim.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Vlorë/Parandalohen ngjarje të rënda kriminale. Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 2”, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas (xhaxhai dhe nipi), të cilët i kishin fshehur minat, në kroskotin e automjetit me të cilin lëviznin.

2 ditë më parë, Policia e Vlorës parandaloi një tjetër ngjarje të rëndë kriminale dhe vuri në pranga një shtetas që lëvizte me pistoletë me silenciator, me doreza dhe me kapuç, në çantë.

Në vijim të punës intensive të Policisë së Vlorës, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e qarkut, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë publike, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë dhe të mbështetura nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin e koduar “Knock Out 2”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. Gj., 33 vjeç, banues në Burrel dhe E. Gj., 19 vjeç, banues në Laç (xhaxhai dhe nipi).

Shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Vlorës, ndaluan automjetin me të cilin lëviznin 2 të arrestuarit. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e këtyre 2 shtetasve, si dhe për kapjen e 2 subjekteve të tjera të dyshuara të përfshira në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne vlore fatjon gjonaj ergys gjonaj

Sondazh

Poll