Aktualitet

Divjakë/ "Porsche" humb kotrollin dhe bie në kanal, humb jetën 30-vjeçari

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha.

10 Gusht 2023, 20:41 Nga m.s
Divjakë/ "Porsche" humb kotrollin dhe bie në kanal, humb
foto ilustruese

DIVJAKE- Një aksident me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Stravec. Shtetasi me inicialet M. L., duke drejtuar automjetin tip "Porsche" ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30-vjeç. Sakaq, drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha.

Njoftimi nga policia

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi M. L. duke drejtuar automjetin tip "Porsche" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30-vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident stravec

Sondazh

Poll