Aktualitet

VIDEO/ 'Piku' i sezonit turistik, radhë të gjata makinash në fshatin Vuno, pushuesit 'dynden' në bregdetin shqiptar

Trafik i rënduar është krijuar edhe në aksin Sarandë-Ksamil, ndërsa kolona e makinave ishte rreth 10 kilometra në orët e mëngjesit.

10 Gusht 2023, 15:28 Nga a.l
VIDEO/ 'Piku' i sezonit turistik, radhë të gjata makinash
Vlorë

VLORË- Ndërsa jemi në pikë të sezonit turistik bregdeti shqiptar vijon të përballet me trafik të rënduar makinash. Në pamje duken radhët e gjata në hyrje të fshatit Vuno, i cili ndodhet mes Himarës dhe Dhërmiut.

Trafik i rënduar është krijuar edhe në aksin Sarandë-Ksamil, ndërsa kolona e makinave ishte rreth 10 kilometra në orët e mëngjesit.

Vendasit dhe të huajt zgjedhin bregdetin shqiptar për ujin e kristaltë dhe vendet magjepsëse. Mediat prestigjoze ndërkombëtare i kanë bërë jehonë Shqipërisë, të cilën e konsiderojnë si një nga perlat e fshehura të Evropës. 

Marrë nga Top Channel

trafik ne vlore

Sondazh

Poll