Bota

Vrasja e kandidatit për President/ Ekuadori shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 3 ditë zie për Fernando Villavicencio

Kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio është ekzekutuar me 3 plumba në kokë gjatë një tubimi të fushatës.

10 Gusht 2023, 18:14 Nga a.l
Vrasja e kandidatit për President/ Ekuadori shpall gjendjen e
Fernando Villavicenco

EKUADOR-  Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe shpalli tre ditë zie kombëtare pas vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio.

Gjendja e jashtëzakonshme kërkon vendosjen e personelit ushtarak shtesë në të gjithë vendin. Lasso tha gjithashtu se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen siç ishte planifikuar më 20 gusht, pavarësisht ngjarjes kriminale, shkruajnë mediat e huaja. 

“Duke pasur parasysh humbjen e një demokrati dhe një luftëtari, zgjedhjet nuk pezullohen; përkundrazi, ato duhet të mbahen dhe demokracia duhet të forcohet”, tha Lasso të enjten.

Kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio është ekzekutuar me 3 plumba në kokë gjatë një tubimi të fushatës. Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë janë plagosur nëntë persona, duke përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë. 

guillermo lasso fernando villavicencio

Sondazh

Poll