Bota

Rusia nis stërvitjen e përbashkët ushtarake me Kinën në Oqeanin Paqësor

Anijet luftarake zhvilluan stërvitje që përfshinin avionë dhe helikopterë, duke praktikuar zmbrapsjen e sulmeve ajrore të armikut.

10 Gusht 2023, 17:46 Nga a.l
Rusia nis stërvitjen e përbashkët ushtarake me Kinën në
Foto ilustruese

RUSI- Rusia ka zhvilluar stërvitje ushtarake me marinën e Kinës gjatë patrullimeve të përbashkëta në Oqeanin Paqësor, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes, duke rikonfirmuar marrëdhëniet e mira me Kinën.

“Si pjesë e stërvitjes së mbrojtjes ajrore, ekuipazhet e anijeve përpunuan algoritme veprimesh për të zmbrapsur sulmet nga armiku nga lartësi dhe drejtime të ndryshme,” shkruhet në një postim në Telegram. 

Anijet luftarake zhvilluan stërvitje që përfshinin avionë dhe helikopterë, duke praktikuar zmbrapsjen e sulmeve ajrore të armikut, shkruajnë mediat e huaja.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll