Bota

'Operacion psikologjik'/ Rreth 250 ushtarë të Wagnerit kryejnë manovra ushtarake në kufirin me Poloninë

Rusia dëshiron të simulojë një kërcënim për vendet evropiane për të zvogëluar mbështetjen e tyre për Ukrainën.

10 Gusht 2023, 18:05 Nga a.l
'Operacion psikologjik'/ Rreth 250 ushtarë të Wagnerit
Foto ilustruese

Një organizatë shtetërore e mbrojtjes civile të Ukrainës njofton se rreth 250 ushtarë të Wagner kanë kryer manovra përgjatë kufirit polak në Bjellorusi. Qendra Kombëtare e Rezistencës tha se aktiviteti në një fshat pranë qytetit të Brest ishte pjesë e një “operacioni psikologjik” për të përshkallëzuar tensionet.

Rusia dëshiron të simulojë një kërcënim për vendet evropiane për të zvogëluar mbështetjen e tyre për Ukrainën, shkruan Sky News.

Vlerësimi vjen pasi zyrtarët bjellorusë konfirmuan dje një njësi tankesh i ishte nënshtruar testeve të zjarrit të drejtpërdrejtë në një poligon pranë qytetit të Grodno, i cili shtrihet në kufirin Bjellorusi-Poloni. 

grupi wagner

Sondazh

Poll