Bota

Tajfuni 'Hanun' shkatërron qytetin Busan në Korenë e Jugut, nis evakuuimi i mbi 10 mijë banorëve

Kryeministri Han Duk-soo u bëri thirrje autoriteteve lokale të sigurojnë evakuimin e të gjithë banorëve nga zonat me rrezik të lartë. 

10 Gusht 2023, 17:38 Nga a.l
Tajfuni 'Hanun' shkatërron qytetin Busan në Korenë e
Moti i keq në Korenë e Jugut

KOREJA E JUGUT- Qyteti bregdetar i Busanit në Korenë e Jugut është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura e erëra të forta, me shpejtësi 145 km/h. Mbi 10,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre si masë paraprake, ndërsa qindra fluturime dhe shërbime treni u anuluan sot në Busan, një qytet në pjesën jugore të Koresë së Jugut, për shkak të tajfunit Hanun.

E shoqëruar nga shirat e dendur dhe erërat e forta, stuhia përfshiu Japoninë përpara se të lëvizte drejt pjesës jugore të gadishullit Korean, duke mbërritur atje rreth orës 9:20 të mëngjesit. Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, nuk ka pasur raportime për viktima deri në këtë pasdite (koha lokale).

Kryeministri Han Duk-soo u bëri thirrje autoriteteve lokale të sigurojnë evakuimin e të gjithë banorëve nga zonat me rrezik të lartë. Ministria e Brendshme e Koresë së Jugut, nga ana e saj, u bëri thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet deri në fund të tajfunit.

Paralajmërimet për uraganin janë lëshuar në të gjithë vendin. Deri të premten në mëngjes priten reshje deri në 500 mm në zonat bregdetare në verilindje dhe 100 deri në 200 mm në Seul dhe zonat përreth.

Qyteti bregdetar i Busanit u godit nga erëra të forta, me shpejtësi 145 km/h. Shumë dyqane dhe kafene u mbyllën. Shirat e dendur kanë goditur kryeqytetin Seul, shkruajnë mediat e huaja. 

Të paktën 330 fluturime janë anuluar deri më sot, ndërsa shërbimet detare dhe hekurudhore janë ndërprerë, sipas autoriteteve. Sipas Ministrisë së Arsimit, më shumë se 1500 kopshte dhe shkolla janë mbyllur, shtyrë mësimet ose kanë vazhduar arsimin në distancë.

koreja e jugut

Sondazh

Poll