Sport

Wanda Nara dhe Mauro Icardi zgjerojnë familjen: “Vendimi është 100% i imi”... (foto)

Lajmin e ka bërë të ditur biznesmenja argjentinase në llogarinë e saj zyrtare në Instagram

10 Gusht 2023, 13:30 Nga DOSJA

Wanda Nara dhe Mauro Icardi zgjerojnë familjen: “Vendimi

TURQI - Wanda Nara ka vendosur të zgjerojë familjen. Biznesmenja dhe ‘ndikuesja’ argjentinase, e cila këto ditë ndodhet me të dashurit e saj në Stamboll (Turqi), ka ndarë këtë lajm të rëndësishëm me ndjekësit e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 16 milionë fansa. 

Dhe pikërisht biznesmenja argjentinase ka qenë në krye të prezantimit të anëtarit të ri të familjes së saj: një kotele të vogël, të birësuar në Stamboll. Sigurisht, nisma e çmuar ka qenë e vajzës së saj, Françeska, e cila u dashuruar pas kësaj mace. 

Wanda Nara dhe Mauro Icardi zgjerojnë familjen: “Vendimi

“Me atë fytyrë të vogël, ajo më kërkoi ta adoptoja këtë kotele”,- ndan Wanda Nara në Instagram, ku i bashkangjit një foto vajzës së saj Francesca me macen. Përveç kësaj, ajo theksoi se “Stambolli është qyteti që ka më shumë mace në rrugë, parqe... është e pabesueshme”. 

“Vendimi është 100% i imi”,- thekson Wanda Nara në Instagram, pasi duket se nuk është konsultuar me Mauro Icardin për ta sjellë në shtëpi kotelen. 

Wanda Nara dhe Mauro Icardi zgjerojnë familjen: “Vendimi

Në një tjetër 'histori' mund ta shihni kotelen në shtëpinë e saj të re, teksa shijon vaktin e parë. “Mirë se erdhe në shtëpi”, thotë Wanda Nara. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll