Aktualitet

I 'spiunuan' banorët në Itali, pranga dy shqiptarëve, fshihnin kokainën në kavanoz qelqi dhe në mbështjellës celofoni

Karabinierët e Komandës së Kompanisë së Asizit, kanë kryer një aksion që çoi në arrestimin e dy shqiptarëve, 35-vjeç dhe një 21-vjeç, për veprën penale të "trafikut të drogës".

9 Gusht 2023, 16:45 Nga m.s
I 'spiunuan' banorët në Itali, pranga dy shqiptarëve,
lenda nartkotike e sekuestruar

Karabinierët e Komandës së Kompanisë së Asizit, kanë kryer një aksion që çoi në arrestimin e dy shqiptarëve, 35-vjeç dhe një 21-vjeç, për veprën penale të "trafikut të drogës".

Aksioni i policisë erdhi nga një raportim i banorëve të cilët kishin vënë re një lëvizje të dyshimta të makinave dhe njerëzve në dy shtëpi të ndryshme në Bastia Umbra. Ushtria vendosi të monitoronte shtëpitë pas këtij raporti, shkruajnë mediat italiane. 

Pas një aktiviteti të kujdesshëm vëzhgimi, karabinierët kryen kontroll në njërën nga dy shtëpitë. Gjatë kontrollit, një nga shqiptarët ka tentuar të heqë një mbështjellës celofoni duke e hedhur nga dritarja. Megjithatë, ky mbështjellës u gjet më vonë dhe u zbulua se përmbante rreth pesëdhjetë gramë kokainë.

Kontrolli ka vazhduar brenda shtëpisë, ku janë gjetur rreth dy mijë euro për një peshore elektronike precize dhe material për prerjen dhe përgatitjen e dozave të kokainës. Në oborr ishte fshehur një kavanoz qelqi me një kilogram kokainë dhe një tjetër peshore elektronike precize që përdoret për paketimin e drogës.

Karabinierët zgjeruan operacionet e kërkimit edhe në një shtëpi tjetër të frekuentuar nga dy shqiptarët. Gjatë këtij kontrolli u gjetën edhe pesëdhjetë gramë kokainë, të ndarë në 56 doza gati për shitje.

Në përfundim të procedurave të zakonshme, dy shqiptarët u arrestuan dhe u akuzuan për "trafik droge". 

arrestohen shqiptare itali droge

Sondazh

Poll