Sport

Befason tenistja polake, stërvitet me gojë të mbyllur…

Polakja, numri 1 në botë, shpjegon se "është më e vështirë të marrësh frymë kur e bën vetëm përmes hundës, duke e bërë më të lehtë rritjen e rrahjeve të zemrës".

9 Gusht 2023, 14:20 Nga DOSJA
Befason tenistja polake, stërvitet me gojë të mbyllur…

KANADA - Ka qenë një nga imazhet e seancave të mëparshme stërvitore në Masters 1000 në Toronto. Polakja Iga Swiatek, numri 1 i botës, befasoi në një seancë stërvitore me një shirit të vendosur në gojë, që e pengonte atë ta hapte.

Ishte vetë lojtarja, që më vonë, shpjegoi arsyet e kësaj metode, të ideuar nga trajneri i saj fizik, Maciej Ryszczuk, një ushtrim ndoshta jo ortodoks që ndihmon në kufizimin e sasisë së oksigjenit, që tenistja frymëzon gjatë stërvitjes me synimin për të përmirësuar rezistencën .

Kështu, polakja siguroi se "është më e vështirë të marrësh frymë kur merr vetëm me hundë dhe është më e lehtë që rrahjet e zemrës sime të rriten,"- u tha Swiatek gazetarëve, sipas faqes së internetit të WTA. 

"Nuk do t'jua shpjegoj në mënyrë të përsosur, sepse nuk jam eksperte. Ndonjëherë nuk i kuptoj gjërat që më thonë të bëj, por e kam bërë për një kohë të gjatë, kështu që ishte mjaft e lehtë për mua."

Kjo metodë e veçantë stërvitore i bashkohet listës së aspekteve që tenistja kujdeset për të përmirësuar performancën e saj sportive. Polakja udhëton me një psikologe sportive me kohë të plotë dhe ekipi i saj përdor instrumente mjekësore për të matur aktivitetin e trurit dhe zemrës së saj për treguesit e stresit. Përveç kësaj, disa lloje lojërash zhvillojnë enigma që testojnë shpejtësinë njohëse të lojtares.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll