Sport

Faqja pornografike ofron 40 milionë paundë për të qenë në fanelën e Chelsea...

Blutë ende nuk kanë sponsor dhe 'My.Club' ka dalë në plan të parë

9 Gusht 2023, 11:00 Nga DOSJA
Faqja pornografike ofron 40 milionë paundë për të qenë

ANGLI - Pa një sponsor në pjesën e përparme të fanelës, pasi në fund të sezonit të kaluar përfundoi lidhja me operatorin e telekomunikacionit 'Three', Chelsea së fundmi ka marrë një propozim të pazakontë për këtë çështje dhe natyrisht, për të dhënë një kontribut të konsiderueshëm financiar. 

'My.Club', një faqe me përmbajtje pornografike për të rritur, doli me një ofertë për të marrë atë pozicion sponsorizimi në këmbim të 40 milionë paundëve (46.5 milionë euro) dhe e justifikoi investimin, në një deklaratë, me mundësinë që marrëveshja të favorizojë të dyja palët. Dhe ai i vuri edhe një emër ...

"Për blutë, do të ndihmonte për të bërë nënshkrime perfekte, si Kylian (Mbappé). Për ne, kjo do t'u garantonte tifozëve blu mundësinë që t'i quajnë dy klube 'my'. Do të ishte mirë të kishim Mbappé, Mudryk dhe lojtarë të tjerë nga Chelsea që të ndajë përmbajtje ekskluzive dhe më shumë në platformën tone, për të gjithë krijuesit e përmbajtjes”, tha Mike Ford, president i kompanisë.

Nuk ka të dhëna se ky propozim do të pranohet, as nga klubi, as nga vetë Premier League, e cila së fundi vuri veton ndaj marrëveshjes së sponsorizimit që Chelsea kishte mbyllur me Paramount +, po në masën 46.5 milionë euro. Në atë kohë, kjo mundësi u mohua për shkak të konflikteve të mundshme në lidhje me të drejtat e transmetimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll