Sport

Manchester United ka arritur marrëveshjen për largimin e ish-kapitenit Maguire...

“Djajtë e Kuq” thuhet se ka rënë dakord të lërë që Harry Maguire të largohet drejt West Ham…

9 Gusht 2023, 14:07 Nga DOSJA
Manchester United ka arritur marrëveshjen për largimin e ish-kapitenit

ANGLI - I blerë për 87 milionë euro në verën e vitit 2019 nga Leicester, mbrojtësi Harry Maguire nuk i ka konfirmuar kurrë pritshmëritë e mëdha të Manchester United. 

I caktuar si kapiten një vit pas mbërritjes së tij, ai u zhvesh këtë verë nga Erik ten Hag, i cili e bëri Bruno Fernandes pasuesin e tij në këtë detyrë. I zbritur në hierarki, mbrojtësi 30-vjeçar e gjen veten me këmbëngulje në pamjet e West Hamit, i cili ka një ‘jackpot’ të bukur pas shitjes XXL të Declan Rice te Arsenali.

Dhe “Sky Sports”, duke iu referuar Fabrizio Romanos, njofton mëngjesin e sotëm se ndërkombëtari anglez po afrohet me “Hammers”, pasi këta të fundit kanë arritur një marrëveshje me “Djajtë e Kuq” deri në 35 milionë euro. 

Detajet rreth strukturës do të diskutohen ende, por tarifa e transferimit vërtet do të bihet dakord mes dy klubeve. Tashmë mbetet, që fituesi i fundit i Conference League të bjerë dakord me të interesuarin kryesor. 

Klubi londinez është duke u përshpejtuar në afatin kalimtar, pasi David Ornstein zbulon se ka arritur një marrëveshje edhe me Southampton për të siguruar shërbimet e James Ward-Prowse, sërish për një shumë prej 35 milionë euro.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll