Sport

Zbulohet mashtrimi i huliganët kroatë! E kanë marrë furgonin me qera në Zagreb, duke deklaruar se do të shkonin në Durrës…

Pronari i kompanisë ka mbetur i shokuar, kur ka parë një nga automjetet e tij duke u sekuestruar nga policia greke

9 Gusht 2023, 11:20 Nga DOSJA
Zbulohet mashtrimi i huliganët kroatë! E kanë marrë furgonin

KROACI - Një nga pronarët e kompanisë së dhënies me qira të makinave, nga e cila tifozët vrasës të Dinamos të Dinamo Zagrebit morën një nga furgonët që i çuan në Athinë, ka deklaruar se ishte i gatshëm të jepte çdo informacion të kërkuar. Ai është shokuar kur ka pare që një nga makinat e tij është sekuestruar nga policia greke, si prove.

Në deklaratat e tij për mediat kroate, të cilat nuk përmendin identitetin e tij, biznesmeni thekson:

“Jam në gjendje shoku! Erdhën dy burra dhe morën me qira një furgon, që më thanë se do të shkonin në Durrës, në Shqipëri. Ata firmosën dokumentet përkatëse dhe unë nuk e kisha idenë se ata do të udhëtonin për në Greqi, derisa një miku im më dërgoi foto nga mediat greke, ku ishte automjeti i kompanisë sime! 

Më mashtruan! Nëse policia më kontakton, do të jap të gjithë informacionin që kam, megjithëse mendoj se ata tashmë e dinë se çfarë kanë nevojë. Tani mendimi im i parë është se si do të jem në gjendje ta kthej automjetin."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll