Bota

Vuçiç jep paralajmërimin e fortë: Nëse Ukraina njeh Kosovën, do të humbiste çdo gjë brenda ditës

Dhjetëra ligjvënës evropianë dhe amerikanë, me anë të një letre kanë shprehur unitetin e tyre për qasjen që ndërkombëtarët duhet të kenë në dialogun Kosovë-Serbi.

8 Gusht 2023, 20:24 Nga m.s
Vuçiç jep paralajmërimin e fortë: Nëse Ukraina njeh
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lëshuar ultimatumin e radhës, këtë herë ndaj Ukrainës se nëse njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë do të humbiste çdo gjë brenda ditës. Reagimi i tij vjen në lidhje me letrën që deputetë të disa shteteve perëndimore dhe kryetarë të komiteteve të jashtme në vendet e tyre, u kanë dërguar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, duke u kërkuar qasje më të ashpër ndaj Serbisë.

“Unë jam fajtor që nuk e kam njohur pavarësinë e Kosovës dhe me këtë krijoj probleme në rajon. Është faji im dhe jam krenar për këtë faj”, ka thënë Vuçiç në konferencën për media.

“Sa i përket Ukrainës, është vend mik i yni. Paramendoni sikur Ukraina ta njihte Kosovën, gjithçka do të humbte në një ditë. Si do të mund pas kësaj të thotë se respekton të drejtën ndërkombëtare”, është shprehur më tej ai.

Presidenti serb ka thënë se “nuk beson se Ukraina do ta bënte këtë”.

“Ka presioni ndaj nesh, edhe të gjitha shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën”.

Dhjetëra ligjvënës evropianë dhe amerikanë, me anë të një letre kanë shprehur unitetin e tyre për qasjen që ndërkombëtarët duhet të kenë në dialogun Kosovë-Serbi.

Në qëndrimin e tyre, drejtuar SHBA-së, BE-së e Britanisë, ata kanë theksuar nevojën që politika e jashtme ndërkombëtare të jetë më e balancuar në raportet Kosovë-Serbi, dhe të tregohet më kritike ndaj politikës serbe.

kosove serbi aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll