Bota

Lista serbe: KFOR-i dhe EULEX-i të rrisin praninë e tyre në veri të Kosovës

8 Gusht 2023, 14:12 Nga f.i
Lista serbe: KFOR-i dhe EULEX-i të rrisin praninë e tyre në veri
Lista serbe

SERBI- Lista Serbe ka dënuar ashpër një sërë incidentesh të ndodhura në fshatin Suvi Do, ndër të cilat më e fundit ishte sulmi ndaj kishës së Shën Petkës, në këtë kuadër ato kanë kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të rrisin praninë e tyre në veri të vendit, raportojnë mediat serbe.

“Në emër të popullit serb që është i përkushtuar ndaj paqes, dialogut dhe tolerancës, kërkojmë që të shtohet prania e forcave ndërkombëtare, KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës dhe Metohisë, veçanërisht në vendet ku janë kryer dhjetëra sulme ndaj serbëve”,- kanë theksuar ata.

Lista Serbe tha se pasiviteti i KFOR-it dhe EULEX-it është kundërproduktiv, sepse nga njëra anë u dërgon mesazh serbëve se nuk janë të interesuar t'i mbrojnë ata, dhe nga ana tjetër sulmuesve se serbët janë lënë në dorën e tyre.

lista serbe tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll