Bota

Norvegjia gjobit gjigantin Meta me 88.500 euro në ditë për shkelje të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave

Sipas Reuters, Meta e ka apeluar vendimin në një gjykatë norvegjeze. Kompania kërkon një masë të përkohshme kundër vendosjes së gjobës, dhe aplikimi i saj do të shqyrtohet më 22 gusht.

8 Gusht 2023, 16:27 Nga DOSJA
Norvegjia gjobit gjigantin Meta me 88.500 euro në ditë për
foto ilustruese

Autoriteti Norvegjez për Mbrojtjen e të Dhënave ka vendosur sot të gjobisë gjigantin amerikan të teknologjisë Meta, për reklamim të synuar që shfrytëzon të dhënat personale të përdoruesve nga platformat Facebook dhe Instagram. Nga 14 gushti, Metës i kërkohet të paguajë 1 milion korona norvegjeze (88.500 euro) çdo ditë, njoftoi Datatilsynet.

Sipas Reuters, Meta e ka apeluar vendimin në një gjykatë norvegjeze. Kompania kërkon një masë të përkohshme kundër vendosjes së gjobës, dhe aplikimi i saj do të shqyrtohet më 22 gusht.

Gjoba vjen pas një "ndalimi të përkohshëm të marketingut të sjelljes në Facebook dhe Instagram" prej tre muajsh të vendosur nga Autoriteti Norvegjez më 14 korrik, tha për AFP Tobias Youdin, kreu i divizionit ndërkombëtar të Datatilsynet.

“Reklamat e sjelljes së Metës përfshijnë gjurmim ndërhyrëse ndaj përdoruesve të saj, gjë që ka pasoja negative për të drejtën e tyre, për mbrojtjen e të dhënave dhe lirinë e informacionit”, shtoi ai, duke vënë në dukje grupet e cenueshme të njerëzve në internet si “të rinjtë, të moshuarit si dhe personat me dëmtime njohëse”.

Datatilsynet theksoi se Meta nuk mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve në Norvegji, siç janë vendndodhjet fizike të përdoruesve, dhe t'i përdorë ato për të synuar reklamat tek ata, të quajtur reklama e sjelljes, një model biznesi i zakonshëm për Big Tech.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar se të dhënat personale të ndjeshme mund të përdoren për qëllime marketingu. Prandaj, ne zbuluam se praktikat e Metës ishin në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave,” vazhdoi Yudin.

Meta kishte afat deri më 4 gusht për të demonstruar se po zbatonte masat për të respektuar ligjin, raportojnë mediat e huaja.

“Gjoba është vendosur sepse Meta nuk ka respektuar ende ndalimin tonë”, tha Tobias Yudin. Gjoba do të jetë e vlefshme deri më 3 nëntor. Datatilsynet mund ta bëjë atë të përhershëm, duke ia referuar vendimin e tij Bordit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave, i cili ka fuqinë për ta bërë këtë, nëse bie dakord me Autoritetin Norvegjez. Një zhvillim i tillë mund të zgjerojë fushëveprimin e vendimit në vende të tjera evropiane. Datatilsynet nuk e ka bërë ende këtë lëvizje.

Javën e kaluar, Meta njoftoi se do të kërkonte pëlqimin e përdoruesve të saj në Bashkimin Evropian, përpara se të miratonte ndarjen e të dhënave të tyre për qëllime reklamimi në rrjetet sociale.

Europa përfaqëson një treg të rëndësishëm për Metën. Në fund të vitit 2022, Facebook kishte rreth 300 milionë përdorues aktivë ditorë në Evropë, nga 2 miliardë gjithsej në mbarë botën, ku evropianët përbënin rreth 1/5 e të ardhurave të Metës nga reklamat.

meta mbrojtja e te dhenave

Sondazh

Poll