Bota

Sulm me thikë në një muze në Britani/ Një i plagosur, arrestohet autori

Viktima u dërgua me urgjencë në spital pas sulmit, i cili ndodhi jashtë muzeut ku vizitorët zakonisht qëndrojnë në radhë për të hyrë brenda.

8 Gusht 2023, 14:35 Nga f.i
Sulm me thikë në një muze në Britani/ Një i plagosur,
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një muze në Britani, ku një burrë ka plagosur me thikë një person,duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, raportojnë mediat e huaja.

Viktima u dërgua me urgjencë në spital pas sulmit, i cili ndodhi jashtë muzeut ku vizitorët zakonisht qëndrojnë në radhë për të hyrë brenda. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin në vendngjarje.

Ngjarja është vënë nën kontroll, ku autoritetet britanike kanë evakuuar vizitorët dhe stafin e muzeut.

 

sulm ne britani

Sondazh

Poll