Sport

‘Turp për ju!’/ Festuan pasi mundën Kosovën, ish-kryetifozi kritikon ashpër: Për çfarë gëzoni? Federatat po

17 Tetor 2019, 17:13 Nga DOSJA

PRISHTINË – Albert Kastrati,  ish – kryetifozi i Plisave të Prishtinës  ka komentuar me tone të ashpra festimin e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare U21 kundrejt të rinjve të Kosovës.

Pas përfundimit të ndeshjes që u luajt në stadiumin e Elbasanit, Federata Shqiptare e Futbollit publikoi një video ku tregohej festa e futbollistëve shqiptarë pas fitores së vështirë 2-1.

Kjo video mesa duket ka sjellë shumë pakënaqësi midis qytetarëve të Kosovës, të cilët e quajnë veprimin e të rinjve, një tradhëti kundrejt vendit të tyre duke e cilësuar si një akt që nxit përçarjen mes dy vendeve.

Poshtë videos së publikuar, ish-kryetifozi Albert Kastrati ka komentuar duke u shprehur se gëzimi i lojtarëve është i pakuptimtë.

Për qka po gzoni kshtu, që i keni mujt shqiptarët? Pom doket shumë pa lidhje ky gzim, që bon veq përqamje. Marre për juve që e mani kët faqe dhe qitni ksi vidjosh. Unë asnjëhere se kam shiku Kosovën por vetëm Shqipërinë sepse Kosova është zemra e Shqipërisë por kjo video nuk më pëlqeu. Pom doket që federatat tona po dojn me na shti në përqamje mes veti, por ne nuk kemi me e leju.”

Komenti i tij ka marrë mbi 400 reagime nga ndjekësit, të cilët i kanë vendosur përsipër komentit emoji të zemrave dhe të fytyrave që qajnë.

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport albert kastrati u21 kosove shqiperi albert kastrati u21 kosove shqiperi

Sondazh

Poll