Aktualitet

Edhe "La Repubblica" artikull për turizmin në Shqipëri, Kumbaro: Ne si ministri nuk kemi shpenzuar asnjë cent

Sipas Kumbaros shkak janë blogeret, festivalet verore dhe eventet, të cilat kanë qenë promovuesit më të mirë të Shqipërisë, duke ngjallur kuriozitet te të huajt për ta parë dhe prekur nga afër çdo bukuri të vendit të shqiponjave.

8 Gusht 2023, 14:22 Nga f.i
Edhe "La Repubblica" artikull për turizmin në Shqipëri,
Mirela Kumbaro

ITALI- Dhjetëra artikuj janë shkruar për plazhet, malet dhe vendet turistike që vendi ynë ka. Së fundmi ka qenë gazeta italiane “La Repubblica” e cila i ka dedikuar një artikull turizmit shqiptar me titullin: “Shqipëria Maldivet e Europës”. 

Duke qenë se Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka zbuluar në një intervistë për La Repubblica vetë se nga arka e shtetit nuk ka dalë asnjë cent për promovimin e vendit tonë në sytë e botës, shkruan newsbomb.

Sipas Kumbaros shkak janë blogeret, festivalet verore dhe eventet, të cilat kanë qenë promovuesit më të mirë të Shqipërisë, duke ngjallur kuriozitet te të huajt për ta parë dhe prekur nga afër çdo bukuri të vendit të shqiponjave.

“Turizmi është një ndër prioritetet e qeverisë sonë. Ne i kemi dhënë këtij sektori mundësinë të nxjerrë në pah gjithë potencialin dhe diversitetin. Ndaj njerëz nga e gjithë bota tashmë janë kuriozë, duan të zbulojnë Shqipërinë. Ministrisë sonë nuk i është dashur të shpenzojë asnjë cent për promovim mediatik. Është meritë e blogerëve, festivaleve verore dhe eventeve, disa me rëndësi historike si p.sh shpallja e lumit Vjosa si Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë. Këta kanë qenë promovuesit tanë më të mirë. Mendoj se ky është marketingu më i mirë dhe më i qëndrueshëm”, tha ministrja.

mirela kumbaro turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll