Aktualitet

Çështja 'Beleri'/ Ministri i Jashtëm grek: Pala shqiptare ka bërë 'autogol'! Nëse shkarkohet, marrëdhëniet do të përkeqësohen

Gerapetritis e bëri të qartë se nuk ka mundësi që anëtarësimi i Shqipërisë në BE të vazhdojë kur ka një shkelje të tillë të shtetit.

8 Gusht 2023, 10:32 Nga f.i
Çështja 'Beleri'/ Ministri i Jashtëm grek: Pala
Georgos Gerapetritis dhe Fredi Beleri

GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, në një intervistë për kanalin shtetëror ERT është ndalur gjatë në të gjitha çështjet aktuale të diplomacisë greke, duke i dhënë një rëndësi të veçantë çështjes Beleri, raporton CNNgreece.

Ministri i Jashtëm grek ka konsideruar qëndrimin e palës shqiptare si “një autogol” duke përdorur shprehjen tradicionale greke “mesa duket Shqipëria po qëllon këmbët e veta”.

Gerapetritis e bëri të qartë se nuk ka mundësi që anëtarësimi i Shqipërisë në BE të vazhdojë kur ka një shkelje të tillë të shtetit të së drejtës dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit për të arritur në përfundimin se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për vendin fqinj.

 

arrestohet fredi beleri fredi beleri georgos gerapetritis

Sondazh

Poll