Aktualitet

Enriketa Papa dorëzon në SPAK dosjen për kullën pas TKOB

Vetë kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së së fraksionit të Lulzim Bashës në këshillin bashkiak të Tiranës ka dorëzuar dosjen në SPAK.

8 Gusht 2023, 12:31 Nga k.m.
Enriketa Papa dorëzon në SPAK dosjen për kullën pas TKOB
Enriketa Papa

TIRANË- Partia Demokratike ka dërguar sot në ambientet e Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dosjen për kullën “Mali i Tiranës” që ka nisur të ndërtohet prapa Teatrit të Operas dhe Baletit. Vetë kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së së fraksionit të Lulzim Bashës në këshillin bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa ka shkuar në SPAK për të dorëzuar një dosje të plotë denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kulles më të lartë në Tiranë. 

Papa nuk iu përgjigj gazetarëve kur u pyet se ndaj kujt është bërë kallëzimi por mbajti një premtim politik ndaj qytetarëve të Tiranës.

“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare. 

Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare të PD-së. Prania jonë bashkë me këshilltarët bashkiakë të PD-së është për të treguar që impenjimi jonë në emër të PD-së e qytetarëve të Tiranës që na mirëbesuan do të jetë i vazhdueshëm dhe i pandalur për të denoncuar aferat dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kryetarit të bashkisë,”- tha Enriketa Papa.

Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga “Nova Construction 2012”.

 

enriketa papa spak

Sondazh

Poll