Aktualitet

E kapi “Metamorfoza”, Astmer Bilali ankimon arrestin me burg, kërkon lirinë

Në përgjimet e zbardhura, ai interesohet për ekzekutimit të Ibrahim Licit, i cili akuzohet për ekzekutimin e babait dhe xhaxhait të tij, disa vite më parë.

8 Gusht 2023, 12:01 Nga k.m.
E kapi “Metamorfoza”, Astmer Bilali ankimon arrestin me burg,
Astmer Bilali

TIRANË- Një nga 6 të arrestuarit e operacionit "Metamorfoza", Astmer Bilali ka ankimuar sot masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nëpërmjet avokatit të tij, ai ka apeluar masën e arrestit në burg caktuar nga shkalla e parë, duke kërkuar masë më të butë sigurie. Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit ku u arrestuan policë, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, Policia ka arrestuar edhe Astmer Bilalin anëtarin e bandës së Bajrave. Në përgjimet e zbardhura, ai interesohet për ekzekutimit të Ibrahim Licit në varrimin e Indrit Rrajas në Fushë Krujë.

Por KUSH ËSHTË ASMER BILALI? Pse përmendet e emri i tij në thuajse çdo ngjarje kriminale që ndodh në Shkodër?

Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur Policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit. Pas lirimit, Bilali u kap edhe njëherë tjetër gjatë operacionit "Oaz", e në 23 Dhjetor 2020, Gjykata e Shkodës e dënoi me 3 vite burg për veprat penale: mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit; parapërcaktim i rezultateve sportive dhe ndërtim të paligjshëm.

E ndërkohë që ndodhej në burg, më 30 mars 2019, iu vranë në derën e shtëpisë babai dhe xhaxhai, Ibrahim dhe Atsrit Bilali. Për vrasjen e tyre u arrestuan 29-vjeçari Arsen Stojku dhe 23-vjeçari Myslym Rama nga Vau i Dejës. Ndërsa në kërkim u shpallën Ibrahim Lici dhe D. B. Dy vrasje që të çojnë tek i njëjti emër. Por Policia ende nuk ka raportuar nëse e kanë marrë në pyetje të riun për të zbardhur kështu gjithë çfarë po ndodh në kryeqendrën e Veriut. 

astmer bilali operacioni metamorfoza

Sondazh

Poll