Aktualitet

Sherri i dhunshëm në ish-bllok/ I shpallur në kërkim për vrasjen e Gentian Taljes, arrestohet në Rinas 26-vjeçari (EMRI)

Henri Gjalpi akuzohet për një ngjarje të ndodhur më 31 mars të këtij viti, ku gjatë një konflikti në rrugën “Vaso Pasha”, ka vrarë Gentian Taljen, 46-vjeç.

8 Gusht 2023, 09:37 Nga f.i
Sherri i dhunshëm në ish-bllok/ I shpallur në kërkim
Gentian Talja dhe Henri Gjapi

TIRANË- Një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Henri Gjapi.

Henri Gjalpi akuzohet për një ngjarje të ndodhur më 31 mars të këtij viti, ku gjatë një konflikti në rrugën “Vaso Pasha”, ka vrarë Gentian Taljen, 46-vjeç. Si pasojë e sherrit, 46-vjeçari është përplasur në bordurë dhe ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa pas 5 ditësh humbi jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve, në hyrje të RSh-së, u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për "Vrasje nga pakujdesia".

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin:

- H. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Më datë 31.03.2023, në rrugën "Vaso Pasha", shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet henri gjapi henri gjapi gentian talja

Sondazh

Poll