Bota

“Mos u bëj i ashpër dhe budalla”/ Presidenti turk Erdogan hedh në mbeturina letrën e Trump për Sirinë

17 Tetor 2019, 12:55 Nga DOSJA

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hedhur në mbeturina letrën e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për Sirinë. Në letrën e datës 9 tetor, dërguar pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Siria, presidenti Trump i shkruante presidentit Erdogan; “mos u bëj djalë i ashpër, mos u bëj budalla”.

Burime nga presidenca turke bënë me dije për BBC se letra e presidentit Trump ishte “hedhur poshtë” nga presidenti Erdogan. Ditën kur u mor letra, Turqia nisi një ofensivë ndërkufitare kundër forcave të drejtuara nga kurdët. “Le të punojmë për një marrëveshje të mirë. Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke“, shkruante Trump në letër.

Historia do t’iu shikojë gjithnjë në mënyrë të favorshme nëse veproni në mënyrën e duhur dhe njerëzore. Por do t’iu shikojë përgjithmonë si djall nëse gjërat e mira nuk ndodhin“, vijonte më tej Trump në letrën e tij dërguar presidentit Erdogan. Burime nga presidenca turke thanë se; “presidenti Erdogan e pranoi letrën, por e injoroi dhe e hodhi në mbeturina”.

Gjuha e përdorur dhe kërcënimet nga presidenti Trump kanë zemëruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Stafi i tij bën me dije se ai e hodhi letrën në mbeturina dhe nisi operacionin ushtarak në Siri po në të njëjtën ditë. Kjo mund të jetë provë se nuk kishte dritë jeshile nga Trump. Problemet me turqit ishin të qarta që do ndodhnin që kur presidenti Obama u bashkua me kurdët sirianë të Forcave Demokratike Siriane kundër xhihadistëve të ISIS. Kjo sepse SDF është shumë afër kurdëve turq të PKK. Turqia thotë se ato janë dy gjysma e të njëjtit grup terrorist.

Ofensiva ushtarake turke në Siri nuk është pritur mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj ministrive turke dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë në përgjigje të ofensivës ushtarake në veri të Sirisë. Masa ngrijnë asetet e tyre në SHBA dhe ndalon transaksionet me ta që përfshijnë sistemin financiar të SHBA.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump konflikti në siri rexhep taip erdogan donald trump konflikti në siri rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 17 Tetor 2019, 11:27

FOTOLAJM/ Kur natyra ‘tregon dhëmbët’

SHBA- Fotografi Greg Johnson ka arritur të kapë disa imazhe spektakolare të një rrufeje në Kansas. Ndonëse ndonjëherë terreni i vështirë ia vështirëson punën, 4...