Sport

Edhe një herë nën tehun e bisturisë, Manuel Neuer u operua sërish… Ja si është gjendja e portierit legjendar të Bayern Munichut...

Portieri i bavarezëve, Manuel Neuer iu nënshtrua një operacioni për të hequr implantet metalike nga këmba e tij, e cila u dëmtua gjatë skijimit në fund të vitit të kaluar.

7 Gusht 2023, 17:59 Nga DOSJA
Edhe një herë nën tehun e bisturisë, Manuel Neuer u operua

GJERMANI - Bayern Munich njoftoi sot, se operacioni është kryer një ditë më parë, si pjesë e planifikuar e trajtimit të portierit Manuel Neuer.

“Kapiteni i Bayernit vazhdoi menjëherë rehabilitimin e tij”, thuhet në deklaratë. Klubi nuk ka specifikuar se kur Neuer do të kthehet në skuadër.

Neuer theu këmbën gjatë skijimit në dhjetor të vitit të kaluar dhe nuk ishte në turneun parasezonal të skuadrës në Japoni dhe Singapor. Yann Zomer dhe Sven Ulrich ndanë minutat në vend gjatë kësaj periudhe.

Bajerni do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri të shtunën kundër Leipzig-ut, në Superkupën e Gjermanisë.

Skuadra e Mynihut do të fillojë mbrojtjen e titullit të Bundesligës, më 18 gusht me një ndeshje kundër Werder Bremenit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll