Sport

Shtyhet me një javë nisja e Kampionatit të 85-të Kombëtar të Abissnet Superiores...

Pas kërkesës së mazhorancës së klubeve, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, ka vendosur për të shtyrë për më 26 gusht 2023, fillimin e javës së parë e Kampionatit të 85-të të Kastegorisë Superiore.

7 Gusht 2023, 16:04 Nga DOSJA
Shtyhet me një javë nisja e Kampionatit të 85-të

TIRANE - Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se nisja e sezonit të Kampionatit Kombëtar “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024 është shtyrë me një javë.

Sezoni i ri futbollistik ishte planifikuar të niste më datë 19 gusht, ndërkohë që pas kërkesës së mazhorancës së klubeve për spostimin e nisjes së aktivitetit me një javë, e cila është marrë në shqyrtim nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, është spostuar për më datë 26 gusht 2023, kur do të zhvillohet dhe java e parë e Kampionatit të 85-të Kombëtar të Kategorisë Superiore.

Lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet pjesëmarrëse në Abissnet Superiore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll