Sport

Lajm i keq për Giuliano Simeonen, i thotë lamtumirë sezonit pa filluar... i pafat!

Sulmuesi i huazuar nga Atlético Madrid do t'i nënshtrohet një operacioni për një frakturë të fibulës.

7 Gusht 2023, 14:53 Nga DOSJA
Lajm i keq për Giuliano Simeonen, i thotë lamtumirë sezonit pa

SPANJE - Lajmi më i keq për Giuliano Simeone është konfirmuar. Lojtari u dëmtua rëndë në ndeshjen miqësore, të zhvilluar të dielën mes Alavés dhe Burgos, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Matos në mesfushë, në minutën e 85-të të ndeshjes.

Pasi u evakuua me ambulancë nga  Briviesca, një qytet në Burgos ku u zhvillua miqësorja, lojtari i huazuar nga Atlético Madrid u transferua me ambulancë në Vitoria. Në kryeqytetin e baskëve, Xhuliano ka kaluar natën në spital, i shoqëruar nga i ati dhe pjesa tjetër e familjes, në pritje për të zbuluar seriozitetin e dëmtimit. 

Analizat e kryera nga Deportivo Alavés kanë vërtetuar se lojtari ka pësuar frakturë të fibulës dhe dislokim të kyçit të këmbës, gjë që detyrimisht kërkon t'i nënshtrohet një operacioni.

Gjashtë deri tete muaj pushim…

Edhe pse Deportivo Alavés nuk e ka konfirmuar kohën që Giuliano pritet të jetë jashtë fushës, ajo pritet të jetë gjashtë deri në tetë muaj. Sigurisht, evolucioni do të shënohet gjithmonë nga ndjesitë e lojtarit. 

Në çdo rast, sulmuesi praktikisht i thotë lamtumirë sezonit, i cili do të ishte i pari i tij në kategorinë e parë të futbollit spanjoll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll