Sport

Simeone sapo mbërriti nga San Francisko, 'me vrap' pranë të birit në Vitoria...

Trajneri i Atlético Madridit është në spital me djalin e tij Giuliano në këto kohë të vështira.

7 Gusht 2023, 14:30 Nga DOSJA
Simeone sapo mbërriti nga San Francisko, 'me vrap' pranë
Diego Simeone dhe i biri, Giuliano, kur ishte te Atletico...

SPANJE - Giuliano Simeone u dëmtua rëndë në ndeshjen miqësore mes Alavés dhe  Burgos të dielën, pas një dyluftimi në mesfushë në minutën e 85-të të lojës. Sulmuesi i huazuar nga Atlético Madrid duhej të largohej nga fusha me një ambulancë që e dërgoi menjëherë në një spital në Vitoria, ku u shtrua. 

Paraditen e së hënës ende po kryhen analizat për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit, ndonëse gjithçka tregon se ai do të mungojë për shumë muaj. Sa më shpejt që të jetë e mundur, ai do të kalojë në sallën e operacionit.

Një goditje e rëndë për Alavés dhe mbi të gjitha për futbollistin dhe familjen e tij.  Kështu, Diego Simeone, trajneri i bardhekuqve, mbërriti në Vitoria natën i shoqëruar nga gruaja e tij për të qenë pranë Giulianos në këto momente të vështira.

Trajneri argjentinas mbërriti në Madrid në orët e vona të pasdites nga San Francisko, ku u bë ndalesa e fundit në turin e Atletikos. Sapo ka zbritur ka marrë vesh për dëmtimin e rëndë të të birit dhe pa u menduar dy here, ka marrë makinën dhe ka udhëtuar për në Vitoria.

Këto janë kohë të vështira për Giulianon, i cili ishte shumë i emocionuar për atë që do të ishte sezoni i tij i parë në kategorinë më të lartë të futbollit spanjol. Alavés kishte vënë bast për të dhe gjërat po shkonin mirë. Dje ai kishte shënuar golin për skuadrën nga Vitoria para se të pësonte atë ndërhyrje të rëndë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll