Sport

VIDEO/ Solidaritet sportiv! Sulmuesja e Anglisë ngushëllon portieren e Nigerisë, pas eliminimit të nga Kupa e Botës për femra…

Anglezja Chloe Kelly tregoi sportivitet të madh, duke ngushëlluar portieren kundërshtare, pasi Nigeria u eliminua me penallti në fazën e 1/16-tave të Kupës së Botës për femra.

7 Gusht 2023, 17:28 Nga DOSJA

VIDEO/ Solidaritet sportiv! Sulmuesja e Anglisë ngushëllon portieren e

AUSTRALI - Anglezja Chloe Kelly tregoi sportivitet të shkëlqyer. Pas kualifikimit të skuadrës së saj ndaj Nigerisë në penallti (4-2), ajo nxitoi të ngushëllojë portieren kundërshtare.

Sulmuesja e Anglisë u përkul mbi kundërshtaren e saj, e cila ishte e shkatërruar nga humbja dhe e mbytur në lot, madje largoi edhe një kameraman që po i afrohej.

Një incident i ngjashëm ndodhi në Kupën e Botës për meshkuj në Katar dhjetorin e kaluar (2022), kur Jordan Pickford kërkoi respekt nga kamerat e mbledhura para, Harry Kane të pangushëlluar, pasi Anglia u eliminua nga Franca.

VIDEO/ Solidaritet sportiv! Sulmuesja e Anglisë ngushëllon portieren e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll