Sport

Mourinho 'hap thesin', tregon se mund të kishte shkuar edhe në Arabi: “E mendova...”

Trajneri portugez i Romës ‘hap librin’ në një intervistë të gjatë për 'Corriere dello Sport'.

7 Gusht 2023, 16:15 Nga DOSJA
Mourinho 'hap thesin', tregon se mund të kishte shkuar edhe

ITALI - José Mourinho, trajneri i Romës, ka dhënë një intervistë të gjatë për 'Corriere dello Sport', ku ndër të tjera ka trajtuar marrëdhënien e tij me Tiago Pinto, drejtorin e përgjithshëm të klubit, arbitrimin, duke përfshirë edhe finalen e Europa League sezonin e kaluar ku pati shumë kritika ndaj Anthony Taylor, diçka që i dha atij edhe një pezullim. 

Rreth merkatos, Mourinho filloi duke zbuluar se përpara se të mbërrinte në klub, ai e dinte tashmë se do të punonte me burime të kufizuara. "E dija saktësisht se në çfarë po futesha. Nëse tani më pyesni nëse jam penduar për zgjedhjen që kam bërë, ju them ‘Jo’. Sigurisht që ‘Jo’. Edhe pse kam përjetuar momente zhgënjimi",- filloi duke thënë ai.

Trajneri portugez 60-vjeçar shpjegoi edhe provokimin e supozuar që i drejtoi drejtuesve të Romës së fundmi, kur la një hapësirë ​​boshe në një foto me skuadrën, duke sinjalizuar se kishte nevojë për një sulmues. "Ndonjëherë lexoj se Mourinho po provokon klubin. Kjo foto është bërë për të qeshur. Përsa i përket sulmuesit imagjinar, mund të them se edhe sikur Mbappe të vinte javën e ardhshme, ai tashmë do të ishte vonë. Pas 28 ditësh punë, 31 seanca stërvitore dhe gjashtë ndeshje, plus takime analizuese taktike... Të mos avancosh është problem”.

I pyetur për marrëdhënien që ka me Tiago Pinton, Mourinho tha se të dy respektojnë njëri-tjetrin. “Është e pamundur të thuash se jam i lumtur. Por të thuash që jam në luftë të hapur me klubin dhe se nuk jam i kënaqur me drejtorin, është shumë gabim. Marrëdhënia jonë është një marrëdhënie respekti, madje edhe formale. T'i drejtohemi me emrin, për mua ai është drejtori. Jo gjithmonë jemi dakord",- ka shpjeguar ai para se të fliste për arbitrimet.

"Në Itali jam ndjerë i sulmuar, liria ime si burrë është shkelur. Nuk ndihem rehat këtu. Kam frikë se penalizohem përsëri, të dëgjoj ato që kam dëgjuar, ose të lexoj ato që kam lexuar në dy vitet e fundit, shqetësohem. Ndoshta frika është e tepruar, por unë ndjej bezdi. Incidenti me Anthony Taylor? Ndeshja mbaroi dhe ai i tha grupit: "Vitin tjetër do të jem me ju". “Turp i ndyrë” ishte një pasthirrmë, një shpërthim. Nuk kam fyer askënd, nëse pas ndeshjes do të na vinte Anthony Taylor, do të thosha: “Kam bërë një gabim, kemi gabuar, më fal”, nënvizoi ai.

Pavarësisht se ishte angazhuar me Romën, Mourinho gjithashtu garanton se kishte dy propozime për të shkuar në Arabinë Saudite: "Al Hilal dhe Al Ahli. Dhe po, e mendova, por para se të shkoja, e informova pronarin e klubit se nuk kisha asnjë synimi për ta pranuar, edhe në shtëpi kam thënë të njëjtën gjë”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll