Bota

Të shtëna me armë në Ohër! Dasma kthehet në tragjedi, plagosen babë e bir

Ngjarja ka ndodhur gjatë një dasme në në një oborr shtëpie në rrugën “Petrino” në Ohër, ku një 60-vjeçar i cili ka qenë mysafir, ka qëlluar disa herë me armë zjarri.

7 Gusht 2023, 16:42 Nga f.i
Të shtëna me armë në Ohër! Dasma kthehet në
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohër, ku nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur babë e bir, raportojnë mediat vendase. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë një dasme në në një oborr shtëpie në rrugën “Petrino” në Ohër, ku një 60-vjeçar i cili ka qenë mysafir, ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Si pasojë i lënduar ka ngelur shtetasi I.S 39-vjeç dhe djali i tij i mitur, të cilët janë dërguar në spiatl për të marrë trajtimin mjekësor.

Policia njofton se shtetasi K.B. 60 vjeç, i është sekuestruar arma e zjarrit dhe pritet vendimi sipas rastit.

oher

Sondazh

Poll