Bota

Hodhi të dashurën argjentinase nga kati i 6 në Fushë-Kosovë, DETAJE: Kush është Endrit Nika

E reja ndërroi jetë më datë 1 gusht, kur Endrit Nika e hodhi nga kati i 6 i hotelit ku ata po qëndronin së bashku në Fushë-Kosovë.

7 Gusht 2023, 14:50 Nga f.i
Hodhi të dashurën argjentinase nga kati i 6 në
Endrit Nika dhe Maria Clara Urdangaray

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray nga i dashuri i saj në Kosovë. Fillimisht u dyshua se ishte rënie aksidentale, por më pas u zbulua krimi i rëndë që kishte ndodhur pas një konflikti mes çiftit, shkruajnë mediat e huaja.

Vajza ndodhej me pushime në Kosovë me partnerin e saj kur humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i gjashtë i një hoteli.

Sipas raportimeve, ata janë zënë ashpër me njëri-tjetrin pas një feste ku kishin shkuar, dhe teksa Nika ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit e ka shtyrë 27-vjeçaren nga ballkoni dhe për pasojë ajo ka humbur jetën në vend. Endrit Nika, 31 vjeç, ishte tifoz futbolli, e mbi të githa i klubit të Barcelonës, e po ashtu nuk nguronte që në rrjetet sociale të tregonte pjesë nga udhëtimet e tija.

E reja ndërroi jetë më datë 1 gusht, kur Endrit Nika e hodhi nga kati i 6 i hotelit ku ata po qëndronin së bashku në Fushë-Kosovë.

endrit nika maria clara urdangaray

Sondazh

Poll