Bota

VIDEOLAJM- 25-vjeçari shpëtohet pas 35 orësh në det të hapur në Florida!

Charles Gregory kishte shkuar me varkë për të peshkuar në Oqeanin Atlantik, ndërsa babai i tij njoftoi autoritetet pasi kishte humbur kontaktet me të birin prej 35 orësh.

7 Gusht 2023, 14:25 Nga f.i

 

VIDEOLAJM- 25-vjeçari shpëtohet pas 35 orësh në det
pamje nga vendngjarja

SHBA- Një 25-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pasi kishte mbetur për 35 orë në det të hapur, 12 milje larg brigjeve të Floridës, raporton BBC.

Mësohet se Charles Gregory kishte shkuar me varkë për të peshkuar në Oqeanin Atlantik, ndërsa babai i tij njoftoi autoritetet pasi kishte humbur kontaktet me të birin prej 35 orësh.

Roja Bregdetare e SHBA-së tha ata e shpëtuan atë pasi një ekuipazh kërkimi në një aeroplan që fluturonte lart e pa atë të ulur në varkën e tij, një lloj varke peshkimi të vogël me fund të sheshtë.

Sondazh

Poll