Bota

Plan për vrasjen e presidentit Zelenskyy, Ukraina arreston informatoren ruse

Ajo dyshohet se po u transmetonte informacion forcave ruse për vendndodhjen e Zelenskyy, duke përfshirë një itinerar të plotë të vizitës së presidentit në rajon.

7 Gusht 2023, 15:15 Nga f.i
Plan për vrasjen e presidentit Zelenskyy, Ukraina arreston informatoren
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) bënë me dije se arrestuan një informatore ruse, e cila po përgatiste një sulm ajror në rajonin e Mykolaiv gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës, raportojnë mediat e huaja.

Gruaja, e cila është nga Mykolaiv, mësohet se kishte qenë pjesë e një komploti që synonte vrasjen e Zelenskyy gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Mykolaiv, një qytet juglindor pranë frontit.

Ajo dyshohet se po u transmetonte informacion forcave ruse për vendndodhjen e Zelenskyy, duke përfshirë një itinerar të plotë të vizitës së presidentit në rajon. Gjithashtu, ndërsa hetuesit mblodhën informacione shtesë, ata zbuluan se gruaja kishte gjetur sistemet e mbrojtjes dhe depot e municioneve të Ukrainës në të gjithë rajonin Ochakov.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll