Bota

Përmbytjet në Slloveni/ Rritet bilanci i viktimave, shkon në 6 numri i të vdekurve

Të hënën ekipet e shpëtimit tentuan të hapin rrugët në vende të thella dhe të izoluara, ndërsa vlerësuan edhe dëmet, të cilat sipas Qeverisë së vendit mund të kalojnë shifrën e 500 milionë eurove.

7 Gusht 2023, 16:12 Nga f.i
Përmbytjet në Slloveni/ Rritet bilanci i viktimave, shkon në 6
foto ilustruese

SLLOVENI- Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga shirat e mëdha dhe vërshimet në Slloveni është rritur në gjashtë, raporton reuters.

Të dielën, ekipet e emergjencës nxorrën trupin e një 35-vjeçari nga një lumë pranë fshatit Mirna Perc, në lindje të vendit. Një tjetër burrë, i cili po merrte pjesë në operacionet e pastrimit, u gjet i vdekur pasi ra në një pus pranë qytetit të Kamnikut, afër Lubjanës, njoftuan mediat lokale.

Më herët janë gjetur trupat e dy sllovenëve dhe dy shtetasve holandezë.

Të hënën ekipet e shpëtimit tentuan të hapin rrugët në vende të thella dhe të izoluara, ndërsa vlerësuan edhe dëmet, të cilat sipas Qeverisë së vendit mund të kalojnë shifrën e 500 milionë eurove.

permbytjet ne slloveni slloveni

Sondazh

Poll