Bota

Sulmohet gjatë detyrës një polic në Kosovë

Ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ishte duke e drejtuar automjetin dhe nuk i kishte zbatuar urdhrat për ndalim.

7 Gusht 2023, 14:29 Nga f.i
Sulmohet gjatë detyrës një polic në Kosovë
foto ilustruese

KOSOVË- Një polic në Kosovë është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës. Polici ka pësuar lëndime, ndërsa personi është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ishte duke e drejtuar automjetin dhe nuk i kishte zbatuar urdhrat për ndalim.

Policia ka bërë të ditur se fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe e kishte braktisur automjetin e tij. Më pas autori është dorëzuar në polici dhe është lënë në paraburgim.

sulmohet polici ne kosove

Sondazh

Poll